﻿Psalmet.
113.
Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. 
Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. 
Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. 
Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. 
Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, 
kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? 
Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, 
për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. 
Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja. 
