﻿Psalmet.
124.
Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: 
“Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, 
ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; 
atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, 
atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne”. 
Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. 
Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. 
Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën. 
