﻿Psalmet.
129.
Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli: 
“Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin. 
Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata”. 
Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve. 
U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin! 
U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet; 
nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt; 
dhe kalimtarët mos thënçin: “Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit”. 
